Pushteti “obligohet” ta publikojë konferencën e Hajdarit, pas bojkotit nga gazetarët

01 gusht 2023 | 20:26

Konferenca për media e sotme e ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila ishte paralajmëruar qysh dje, u bojkotua nga gazetarët në shenjë solidarizimi me Klan Kosovën.

Në shenjë solidarizimi me televizionin “Klan Kosova”, gazetarët kanë bojkotuar konferencën për media të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Meqenëse gazetarët lëshuan konferencën ku po fliste Hajdari, Qeveria Kurti ka vendosur vetë që ta publikojë të plotë fjalimin e ministres së MINT-it.

Me fillimin e fjalimit të ministres Hajdari, gazetarët kanë filluar të largojnë mikrofonat e mediumeve në vend nga foltorja.

Në konferencë, ashtu edhe siç shihet, qëndroi vetëm mikrofoni i KTV-së.

Ministrja Rozeta Hajdari më pas ka vazhduar të mbajë konferencën, pavarësisht që mediat nuk e ndiqen të njëjtën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot Gjykata Kushtetuese e shpalli vendimin për shkarkimin e Bordit…