Putini e fton Trumpin në Moskë

27 korrik 2018 | 15:49

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë me dije se e ka ftuar në Moskë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Putini ka thënë se ai dhe Trumpi janë të gatshëm të takohen në samitet e ardhshme.

Gjithashtu, presidenti rus ka thënë se bisedat telefonike në mes të Moskës dhe ShBA-së nuk ishin të mjaftueshme.

Putini ka vlerësuar se duhet të takohet me Trump për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen për armët bërthamore të Iranit dhe konfliktet globale.

Putini dhe Trumpi janë takuar në Helsinki më 16 korrik 2018, por Trumpi në Shtetet e Bashkuara është përballur me kritika të mëdha nga republikanët dhe demokratët, të cilët kanë thënë se ai kishte marrë anën e Rusisë në vend të ShBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Driart Elshani, ka propozuar krijimin e një Qendre…