PZAP-i, partive: Mund të gjobitën deri në 50 mijë euro nëse nuk e respektoni ligjin

24 shtator 2019 | 11:22

Paneli Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me fushatën zgjedhore e cila fillon zyrtarisht më 25 shtator.

Gyltene Sylejmani, kryetare e PZAP-së, u ka bërë thirrje që partitë politike të bëjnë fushatë në përputhje me ligjin, pasi në të kundërtën do të shqiptojë gjoba deri në 50 mijë euro.

“Qëllimi i kësaj konference është t’i njoftojmë gjithë opinionin se fushata zgjedhore nis nga data 25- shtator deri më 4 tetor. Të gjitha subjektet politik kanë të drejtë të mbajnë tubime të bëjnë fushatë të drejtë në përputhje me ligjin. Por janë kornizat ligjore për fushat zgjedhore, vendet e lejuara dhe të gabuara të fushatës zgjedhore. PZAP-ja mund të shqiptoj gjoba deri në 50 mijë euro”, ka thënë Sylejmani. /EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur shitjen e…