QAZIM ZEKAJ NJËRI NGA ATA QË NA E DËSHMON SE SA DUHET TË DUHET ATDHEU

28 korrik 2021 | 10:32

Ismet Sylejmani

E nderuar Familja e Bacës Qazim Zekaj,
I dashur shoku Xhevat,
Të nderuara familje të Dëshmorëve e Heronjëve të Atdheut,
Të nderuar veprimtarë të çështjes kombëtare,
Ish të burgosur politik,
Luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
Komandantë, invalid e veteran!
Të nderuar të pranishëm!

Ky vënd këtu, përfundimisht do të jetë vend i shenjtë,sepse brezat që do te vijnë në të ardhmen, do të kenë çka të shohin!

Sigurisht që shtati i luftëtarit të lirisë, me gjithë ato plagë që i ka marrë në frontet të luftës, që pushon përgjithmonë këtu, bashk me statujën e Tij dhe kokën e derdhur në bronz, do të shoqërohet kudo nëpër gjeografinë e Atdheut!

Dashuria nda Atdheut deri sot, nuk është dëshmuar se ka njësi matëse!

Prandaj ne e kemi matur dashurinë ndaj tokës së të parëve tanë, vetëm në saje të figurave të mëdha e të lavdishme të Kombit!

Të atyre që na kanë mësuar, se si duhet ta duam Atdheun, dhe sa duhet e sa mund të bëjmë për çlirimin e tij!

Njëri nga ata që na e dëshmon njesinë matëse, se sa duhet të duhet Atdheu, është Qazim Zekaj!

Një familje e përkushtuar në luftë për dashurinë e Atdheut, të gjithë në burg, të gjithë në luftë, dhe të gjithë pas luftës asgjë nuk kanë kërkuar dhe nuk kërkojnë më shumë se sa ju takon, të gjithë atyre që kanë bërë ngjashëm sikur këta!

Mendoj që kjo krahinë e Podgurit siç thuhet, do ta ketë këtë vend nga më të shenjtit, dhe këtu brezat duhet të vijnë të përulen dhe të mbushen me energji të reja për ti shërbyer vendit dhe Atdheut të të parëve tanë!

Lavdi Dëshmorëve të Kombit!
Lavdi për jetë e mot Qazim Zekajt!

Mojstir, 25 Korrik 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raphael Varane është futbollisti më i ri i skuadrës së…