Varane braktis Realin, transferohet te Unitedi

28 korrik 2021 | 10:12

Raphael Varane është futbollisti më i ri i skuadrës së Manchester United.

Qendërmbrojtësi francez është zyrtarizuar nga Djajtë e Kuq, të cilët kanë shpenzuar rreth 50 milionë euro për Varane që kishte edhe një vit kontratë me Los Blancos.

28-vjeçari largohet nga Reali pas 10 vitesh me 4 trofe të Championsit, 3 të  La Ligas dhe 1 të Kupës së Mbretit. Reali i Madridit po përjeton një krizë të thellë ekonomike nga pandemia Covid-19, teksa kjo lëvizje do ndihmojë financat.

Nuk dihet ende kohëzgjatja e kontratës  së firmosur nga Varane me Manchester United dhe paga që do të përfitojë mbrojtësi francez në Old Trafford.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i kabinetit të kryetarit të Skenderajt, ka njoftuar se…