Që vjen dita që pushteti pjesëtarët e UÇK-së t’i trajtojë si të Kralevës e Serbisë, s’e kam pritur

11 maj 2022 | 10:21

Gazetari Ridvan Berisha ka drejtuar kritika për institucionet e vendit për mostrajtim të duhur ndaj UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj.

Berisha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se pse vjen dita që ky pushtet i sotëm të trajtojë pjesëtarët e UÇK-së sikur të jenë nga Kraleva e Serbisë, nuk e ka pritur kurrë.

“Në Hage veç drejtësi nuk ka. Gjykata Speciale përmes BIA-s, ta keni të qartë, ka depërtuar në palcën e shtetit tonë. Kjo është vërtetë e papranueshme!”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë i tij:

Në mendësinë time nuk manifestoje racizëm e fashizëm. Ta keni të qartë të gjithë ju që ishit në istikame të luftës së UÇK-së kundër Serbisë pushtuese, të gjithë ata që dhanë çdo gjë për lirinë që e gëzojmë sot, e vërteta është se ju shiheni si kriminelë e banditë nga një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë, e pa asnjë dilemë nga mbështetësit fanatike të Kurtit e Osmanit. Pse vjen dita që ky grup i njerëzve e ky pushtet përmes propagandës në rrjete sociale me e trajtu UÇK-së e pjesëtarët e saj sikur të jenë nga Kraleva e Serbisë, këtë se kam pritur kurrë.
Në Hage veç drejtësi nuk ka. Gjykata Speciale përmes BIA-s, ta keni të qartë, ka depërtuar në palcën e shtetit tonë. Kjo është vërtetë e papranueshme!
I gëzohemi heroizmit të popullit ukrainas në luftën e paprovokuar që po e bëjnë kundër agresionit rus e neë të njëjtën kohë ‘brigada’ mirë të organizuara të njollosjes online në rrjete sociale përhapin gjuhë të urrejtjes e mosdurimit për themeluesit e UÇK-së që po akuzohen sot në Hagë! Veç analizojeni këtë animozitet kulturor!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me diell…