Qehaja: Kosova në pozicion të vështirë, por ka gjasa për anëtarësim në Interpol

03 nëntor 2018 | 11:18

Zyrtarët qeveritarë kanë bërë me dije se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet që Republika e Kosovës të bëhet anëtare e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, Interpol. 

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se Kosova është në pozicion të vështirë por, sipas tij, kësaj radhe ka gjasa më të mëdha për anëtarësim në Interpol. Megjithëse në këtë drejtim ofensiva e diplomacisë serbe është mjaft e fuqishme, Qehaja ka thënë se këtë herë Kosova do të ketë mundësi të anëtarësohet në këtë organizatë.

“Mendoj se këtë herë janë bërë përgatitjet paraprake që të bëhet një lobim për Interpolin sepse anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë që ka të bëjë me sigurinë dhe me policinë ndërkombëtare ka një rëndësi të madhe. Unë shpresoj se këtë herë do të kemi mundësi të anëtarësohemi, megjithëse ofensiva e diplomacisë serbe në këtë drejtim është një kundërvënie mjaft e fuqishme kundër asaj që ne jemi duke e bërë për anëtarësim. Ata i kanë marrë të gjitha detajet që ne i kemi sa iu përket përgatitjeve dhe dërgimit të njerëzve tanë për lobim jashtë. Kështu që është një pozicion bukur i vështirë por, sidoqoftë, mendoj se kësaj herë gjasat për anëtarësim në Interpol janë shumë më të mëdha se në vitin e kaluar”, është shprehur Qehaja.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Qemail Elshani e vlerëson ndeshjen e KF Drenica kundër…