Qendra e Edukimit Joformal për Fëmijë dhe të Rinj në Pjetërshan, drejt përfundimit

04 korrik 2022 | 17:27

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se Qendra e Edukimit Joformal për Fëmijë dhe të Rinj në Pjetërshan të Gjakovës është drejt përfundimit.

Kjo qendër rinore do të mund të përdoret gjatë tërë vitit për aktivitete kulturore dhe sportive, ndërsa me ambiente të llojllojshme e multifunksionale do të ofrojë hapësira të reja rekreative dhe kulturore për të rinjtë e komunës së Gjakovës dhe nga e gjithë Kosova.

Qendra Rinore e Edukimit Joformal në Pjetërshan është investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me organizatën YMCA Kosovo dhe komunën e Gjakovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit do ta fillojë fushatën e korrje-shirjeve më…