Qendra e Studentëve me konviktet më të mira në rajon (Video)

09 korrik 2019 | 17:13

Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, tashmë është shndërruar në një shtëpi të ngrohtë për të gjithë studentët nga Kosova e vendet e rajonit.

Kjo qendër ka bërë me dije se kanë punuar shumë që konviktet të ofrojnë jetë cilësore për studentët.

“Ditët më të bukura të studimeve jetohen në konvikte. Pikërisht për këtë ne kemi siguruar një ambient të ngrohtë, dhoma komode, salla të leximit, ujë i ngrohtë në çdo kohë. Vetëm në vitet e fundit menaxhmenti i kësaj qendre ka bërë shumë investime. Investimet e bëra kapin shifra milionëshe. E tëra kjo që studentëve t’u ofrohen kushte për një jetë sa më cilësore. Kemi punuar shumë, që ky ambient të bëhet shtëpia juaj e dytë. Ne çdo vit presim mijëra studentë dhe çdo vit jemi munduar që të sjellim risi dhe mënyra që ta bëjmë çdo gjë më të lehtë. Interesimi i studentëve për të jetuar jetën studentore në konvikte është shumë i madh. Gjithsecili që i plotëson kriteret mund të bëhet banues në këtë qendër”, është thënë në njoftimin e Qendrës së Studentëve.

Sipas këtij njoftimi, në kuadër të Qendrës së Studentëve funksionojnë me kapacitet të plotë tetë konvikte.

“Dhomat e tyre janë të pajisura me shtretër të rinjtë, dollap të rinj me hapësirë të mjaftueshme e frigorifer. Pas ditës së lodhshme në fakultet dhe bibliotekë, studentët kanë mundësi që të relaksohen në oborrin e Qendrës në të cilin kemi ndërtuar një amfiteatër, fusha për lojëra të ndryshme dhe krejt këto në një ambient tepër të pastër dhe me shumë gjelbërim. Kemi ndërtuar edhe një shatërvan të bukur. Kemi bërë shumë investime edhe në mensë. Ushqimi i studentëve përgatitet në një vend të pastër, pajisje e enë të reja dhe mbi të gjitha me vlera të larta ushqyese”, është thënë në këtë njoftim.

Po ashtu, sipas këtij njoftimi është bërë me dije se Qendra e Studentëve është 24 orë në monitorim nga kamerat dhe se niveli i sigurisë është tejet i lartë.

“Të gjitha këto me çmime të përballueshme për çdo familje. Me përfundimin e vitit akademik, studentë tashmë janë larguar, por ne vazhdojmë punën dhe investimet e reja në të gjitha shtyllat e funksionimit të kësaj qendre. Viti i ardhshëm akademik do ta gjej qendrën më investime të reja.
Gjithçka e vjetër do të zëvendësohet nga e reja”, është thënë në njoftimin e Qendrës së Studentëve.

Për të shikuar transformimin e Qendrës së Studentëve mund të klikoni në këtë link: https://www.facebook.com/786000718092298/videos/369202347114566/.

/Epoka e re/

Image result for qendra e studenteveImage result for qendra e studenteveImage result for qendra e studenteveRelated imageRelated image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Visar Ymeri, ka kritikuar procesin…