Qerimi largohet nga Llapi

22 qershor 2023 | 16:36

Mesfushori Egzon Qerimi është futbollisti i radhës që largohet nga skuadra e Llapit.

Nëpërmjet një njoftimi të enjten në “Facebook”, Llapi ka njoftuar se më të përfunduar edicioni 2022/23, është mbyllur edhe bashkëpunimi mes palëve.

Llapi ka falënderuar Qerimin për kontributin dhe i ka dëshiruar suksese në karrierë.

Qerimi në janar të këtij viti iu bashkua Llapit nga skuadra e Dukagjinit, ndërsa për llapjanët regjistroi vetëm pesë paraqitje në Superligë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ekip shumëkombësh për kërkim-shpëtim po vazhdon kërkimet nga deti…