Qerimi, lojtar i ri i Dukagjinit

15 korrik 2022 | 17:14

Dukagjini i Klinës ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Egzon Qerimi, i cili në sezonin e fundit luajti te Ulpiana.

Dukagjini është ‘zgjuar nga gjumi’ dhe ka filluar përforcimet për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll. Pas disa rinovimeve të kontratave, largimeve dhe huazimeve, klinasit kanë bërë tashmë edhe transferimin e parë të verës, të cilin e kanë prezantuar në faqen zyrtare.

Bëhet fjalë për mesfushorin Egzon Qerimi, i cili së fundmi ishte pjesë e Ulpianës, ku shënoi pesë gola dhe pesë asistime në edicionin e fundit.

Postimi pa ndërhyrje i Dukagjinit

??????? ?????̈??????, ????? ?????? ??̈??? ?????̈ ? ??????????

Tashmë edhe zyrtarisht Egzoni është pjesë e jonja, futbollisti kreativ pas një edicioni shumë të mirë te skuadra e Ulpianes ku njëherit ishte edhe kapiten, bashkohet me klubin tonë. Ai realizoi pesë gola dhe pesë asistime gjatë edicionit te kaluar. Qerimi luan ne pozitën e mesfushorit qendror.

Mirësevjen EGZON, na priftë e mbara!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorët…