Qetësohet Barça, Messin luan në “El Clasico”

04 shkurt 2019 | 17:50

Të mërkurën në mbrëmje, do të luhet ndeshja e parë mes Barcelonës dhe Real Madridit, për “Kupën e Mbretit”, faza gjysmëfinale.

Në kampin katalanas të gjithë janë me zemër të ngrirë. Kjo sepse, flitet se Leo Messi do të mungojë në sfidë, për shkak të një dëmtimi jo të rëndë muskulor që pati në ndeshjen me Valencian. Por burime të sigurta nga brenda ekipit bëjnë të ditur për gazetën katalanase “Sport”, se argjentinasi do të luajë normalisht pa asnjë problem, duke qenë se po stërvitet normalisht.

Nëse nuk ka dhimbje deri të mërkurën në mbrëmje lojtari do të grumbullohet dhe do të luajë si titullar në këtë “El Clasico”

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës/Transparency International Kosova, ka gjetur se Ministria…