Qeveria e Kosovës miratoi draftin e ri të statutit të “Trepçës”

25 janar 2019 | 13:22

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar projekt-statutin e Shoqërisë Aksionare “Trepça”, i propozuar nga Bordi Mbikëqyrës.

Versioni i ri i projekt-statutit dërgohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Statuti përcakton themeluesit e shoqërisë aksionare, aksionet e tyre, veprimtarinë, strukturën organizative, kapitalin themeltar, menaxhimin, afarizmin dhe të gjitha çështjet organizative që lidhen me kompaninë. Emërtimi i shoqërisë aksionare është “TREPÇA” Sh.A dhe selia e saj është në Parkun Industrial të Mitrovicës.

Miratimi Statusit të Shoqërisë Aksionare “Trepça” Sh.A., do të mundësojë zbatimin e Ligjit për Trepçën dhe versioni i miratuar sot është në pajtueshmëri të plotë nga të gjithë akterët që ndikohen nga kjo kompani.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot që pret…