Qeveria jolegjitime dhe e pakicës duhet të largohet sa më parë

15 gusht 2020 | 15:27

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se qeveria Hoti është qeveri e pakicës dhe nuk ka as mbështetje popullore, prandaj sipas saj një ekzekutiv i tillë duhet të largohet sa më parë.

Haxhiu thotë se kjo më së miri u pa në seancën e djeshme ku koalicioni qeverisë kishte vetëm 45 vota kur u bë përpjekje për votimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

“Qeveria që thoshte se i ka 2/3 e deputetëve, tani edhe për çështjet që i konsideron më të rëndësishmet, nuk i ka as 61 madje as 50 deputetë për t’i kaluar në Kuvend. Përveç jolegjitime është edhe joserioze prandaj duhet largohet sa më parë!”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare…