Qeveria mban mbledhje, paralajmërohet konferencë nga Kurti dhe Gërvalla

27 dhjetor 2023 | 08:12

Sot duke filluar nga ora 12:00 Qeveria e Kosovës do ta mbajë mbledhjen e radhës.

Pas mbledhjes do të ketë konferencë për media nga kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja  e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe konferencë për media e Kryeministrit Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Pas konferencës për medie, Zyra e Kryeministrit do të organizojë pritjen e fundvitit për gazetarë.

“Ftojmë ekipet e medieve dhe gazetaret e gazetarët e redaksive që e kanë përcjellur punën e Qeverisë gjatë gjithë vitit, që të na bashkohen në pritjen e organizuar për fundvit. Krahas Kryeministrit Kurti, të pranishëm do të jenë dhe anëtarë të kabinetit qeveritar”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshme disa pjesë të Ligjit…