Qeveria merr vendimin të rëndësishëm për FFK-në

19 shkurt 2019 | 16:22

Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendimin përfundimtar për aprovimin e shpronësimit për interes publik të pronave të paluajtshme (ish-shoqërore) të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga realizimi i projektit “Renovimi dhe ndërtimi i objekteve për nevoja të selisë qendrore të Federatës së Futbollit të Kosovës”, në zonën kadastrale në Prishtinë.

Tash FFK-ja do ta ketë pronën e saj dhe për herë të parë në histori do të mundësohet krijimi i një selie moderne për futbollin kosovar.

“Federata e Futbollit e Kosovës falënderon për përkrahje të vazhdueshme të gjitha institucionet, duke filluar nga presidenti, kryeministri, kryeparlamentari e ministri i sportit, por edhe për bashkëpunim shumë të mirë të gjithë kryetarët e komunave, ngase në këtë mënyrë po mundësohet krijimi i kushteve më të mira të infrastrukturës për rininë tonë, e cila është e mishëruar me futbollin”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Brukselit, ka reaguar në Tiranë edhe ambasadori i Bashkimit…