Qeveria miraton buxhetin prej 3.2 miliardë euro

28 tetor 2022 | 20:37

Në mbledhjen e 103-të të qeverisë, është votuar Projektligji i buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Projektbuxheti 2023 kap vlerën prej 3 miliardë e 212 milionë euro, 8.7% apo 220 milionë euro më i shumë se sa ai i vitit 2022.

“Ekonomia vendore edhe këtë vit vazhdoi trendin rritës, pavarësisht sfidave e krizave globale, gjë që mundësoi konsolidim e financave publike e realizimin e objektivave qeveritare. Rritje e zhvillim ekonomik pritet edhe me Buxhetin e vitit 2023, i cili është më i larti e më gjithpërfshirësi ndonjëherë. Projektbuxheti 2023 kap vlerën prej 3 miliardë e 212 milionë euro, 8.7% apo 220 milionë euro më i shumë se sa ai i vitit 2022. Të hyrat buxhetore për 2023 pritet të jenë në vlerë prej 2 miliardë e 884 milionë euro, gjë që paraqet rritje prej 18.7% në krahasim vitin 2022”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Sipas qeverisë, projektbuxheti i vitit 2023 ka për qëllim vazhdimin e konsolidimit të rimëkëmbjes ekonomike pas përballimit me krizat e njëpasnjëshme, zbutjen e ndikimit të presioneve të larta inflacionare me origjinë nga ambienti i jashtëm në shoqërinë tonë, si dhe sigurimin e qëndrueshmërisë makro-fiskale, veçanërisht në një kontekst të ri makroekonomik global të rrethuar me pasiguri të larta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, zëvendëskryeministren Donika…