Qeveria miraton Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes IPA 2017

07 tetor 2021 | 16:34

Në mbledhjen e 38-të me radhë të Qeverisë së Republikës së Kosovës të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, që ishte mbledhje korresponduese është shqyrtuar dhe u miratua Projektligji për ratifikimin e amendamentimit nr. 1 të marrëveshjes financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Qëllimi i këtij projektligji është ratifikimi i “amendamentit nr.1 të marrëveshjes financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”.

Amendamenti ka për qëllim rialokimin e 2.3 milionë eurove të pashpenzuara dhe kursimeve, në kuadër të Instrumentit të Përafrimit me Acquis të Bashkimit Evropian dhe mundësinë e kontraktimit të kësaj shume në kontratat ekzistuese brenda afatit kontraktual prej 3 viteve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daniel Craig e di se me të gjitha sfidat globale…