Qeveria miraton rregulloren që përcakton përgjegjësitë e zyrës së kryeministrit dhe ministrave

26 mars 2021 | 16:40

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka miratuar projektrregulloren për fushat e përgjegjësisë së zyrës së kryeministrit dhe ministrive.

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga ministrat  e tij që sa më shpejt t’i sjellin të gjitha vendimet e propozuara në tavolinën e tij.

Ai ka thënë se rregullorja e re i hap rrugë  sistemimit të përgjegjësive të kryeministrit dhe ministrave.

“E di që ka vendime të shumta që janë duke u përgatitur nga të gjitha ministritë dhe që janë urgjente, por sot është një vendim me urgjent që është rregullorja e re e cila i hap rrugë sistemimit të përgjegjësive që kemi në kryeministri dhe ministri të ndryshme”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se ndaj dy ish-kandidateve…