Qeveria ndan 50 mijë euro në mbështetje për familjen e rreshterit të vrarë në veri

27 shtator 2023 | 11:09

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka ndarë 50 mijë euro në mbështetje mjete  të familjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku i vrarë në krye të detyrës të dielën në veri.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se me këtë vendim do të mundohen sado pak t’i ndihmojnë bashkëshortes së rreshterit Bunjaku, vajzës dhe dy djemve të tij.

“Ne si shtet do të jemi pranë familjes që na dha një hero, një dëshmor”, ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati.

Afrim Bunjaku është vrarë të dielën në krye të detyrës nga grup terrorist serb. Ai me vendim të presidentes Osmani është shpallur “Hero i Kosovës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pelegrinët që ishin brenda Manastirit të Banjskës kur kishte shkëmbime…