Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike

20 mars 2023 | 16:06

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar të hënë mbledhjen elektronike në të cilën ka ndarë 7 milionë e 278 mijë e 747 e 59 euro për zbatimin e masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Përmes një komunikate për media, qeveria ka bërë me dije me dije se mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, që reflektojnë në faturat e konsumatorëve.

“Kushtet dhe kriteret e shfrytëzimit të këtyre mjeteve përcaktohen me vendimin  e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 21/94 të datës 24 gusht 2022”, ka njoftuar qeveria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tottenham nuk po ngre kokë dhe duket se problemet për…