Qeveria ndan rreth 20 milionë euro për sektorë të ndryshëm

21 prill 2021 | 17:21

Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth 20 milionë euro për sektorë të ndryshëm, që kanë pasur humbje nga masat e qeverisë për parandalimin e pandemisë se koronavirusit dhe punonjësve që kanë pasur angazhim të shtuar gjatë përballjes me pandeminë e Covid-19.

Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, Qeveria e Kosova ka ndarë 6 milionë euro për bizneset të cilat kanë pësuar humbje nga masat e fundit të qeverisë, 7-19 prill, të cilët kanë ndaluar apo pezulluar punën. Më këtë shumë do të subvencionohet pagat e punëtorëve dhe 50 për qind e pagesës se qirave.

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve ka thënë se “vendimi ka për qëllim ka të subvencionojë shpenzimet operative bazë të biznesit sikurse janë pagat dhe qiratë deri në 50 për qind”.

Kurse për punonjësit shëndetësor dhe ata të sigurisë janë ndarë 5.2 milionë euro. Me nga 150 euro në muaj do paguhen mjekët dhe infermierë dhe me nga 100 euro stafi teknikë.

Ndërkaq, 8.5 milionë euro janë ndarë për skemat sociale.

Mjetet e ndara janë në kuadër të Programit për rimëkëmbje ekonomike. Ky program, që paraqitet në kuadër të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, kap vlerën 222 milionë euro.

Deri më tani nga ky Ligj nga qeveria e kaluar janë ndarë rreth 100 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim…