Haxhiu dhe përfaqësuesit nga UNDP flasin për luftimin e korrupsionit

21 prill 2021 | 16:54

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim përfaqësuesit nga SAEKK III-UNDP, Rrezarta Reka, Albert Avdiu dhe Dardan Koçani.

Në këtë takim Haxhiu njoftoi për së afërmi me ligjet anti-korrupsion, atë të deklarimit të pasurisë dhe draft ligjin për parandalimin e korrupsionit.

“Përfaqësuesit nga UNDP shprehën interesim për të dëgjuar edhe rreth prioriteteve duke filluar nga procesi i vettingut, ligjit për konfiskim të pasurisë, mekanizmave kundër dhunës në familje, etj”, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Drejtësisë.

Interes i përbashkët u tregua të jenë çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit duke i dhënë përmes kësaj edhe rëndësinë e nevojshme hartimit të koncept dokumentit.

Mbështetje për iniciativat drejt forcimit dhe funksionalizimit të ligjit, u ofrua nga përfaqësuesit e UNDP-së, kurse ministrja Haxhiu u shpreh e gatshme për bashkëpunim përgjatë sfidave që i presin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadrës së Llapit i ka mjaftuar barazimi 2-2 kundër Prishtinës…