Qeveria propozon zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji elektrike

23 shtator 2022 | 16:44

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se në mbledhjen elektronike të mbajtur të premten ka miratuar vendimin për vazhdimin e masave emergjente të furnizimit me energji.

Me anë të një komunikate për media është bërë me dije se përmes këtij vendimi, qeveria i propozon Kuvendit të Republikës së Kosovës, zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike, me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes në nivel të shtrirjes dhe kohëzgjatjes së nevojshme.

“Zgjatja e këtyre masave bëhet për shkak të rritjes se kërkesës për energji dhe gjendjes jostabile të furnizimit me energji elektrike. Mungesa e energjisë, vjen si pasojë e vjetërsisë së kapaciteteve aktuale gjeneruese, investimet parciale në këtë sektor dhe rritja e vazhdueshme e konsumit. Kjo shtron nevojën emergjente të zgjatjes së masave për 30 ditë, për shkak të nevojave që mund të paraqiten nga pasojat e krizës energjetike ndërkombëtare”, është thënë në komunikatën e qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shemsedin Dreshaj, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),…