Qeveria ukrainase lejon sportistët e saj të luajnë ndaj atyre rusë e bjellorusë, por me një kusht

31 korrik 2023 | 13:32

Kur duhet edhe një vit që të nisin Lojërat Olimpike “Paris 2024” (26 korrik) qeveria e Ukrainës ka miratuar një dekret, ku i lejon dhe i kërkon sportistëve të saj të mos bojkotojnë eventet apo sfidat ndaj sportistëve apo ekipeve nga Rusia e Bjellorusia.

Gjatë 18 muajve të fundit, që kur nisi lufta në Ukrainë, ka pasur mjaft përplasje në sport mes sportistëve nga këto shtete e jo vetëm. Gjithsesi, qeveria ukrainase ka një kusht, që sportistët rusë e bjellorusë në këto evente të jenë si sportistë neutralë e jo të garojnë nën flamurin e vendit të tyre.

Bojkoti do të jetë në fuqi nëse sportistët rusë e bjellorusë do të garojnë për flamurin e vendit të tyre apo nën simbole provokuese, që përfaqësojnë këto dy shtete. Pak kohë më parë, edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) lejoi sportistët rusë e bjellorusë të garojnë në eventet kualifikuese për Olimpiadën e vitit të ardhshëm, por si neutralë. Qeveria e Ukrainës po ndjek po këtë linjë, të IOC, në mënyrë që të sigurojë sa më shumë sportistë të kualifikuar për në Olimpiadë.

Prej kohësh kanë nisur eventet kualifikuese dhe ka pasur mjaft përplasje mes sportistëve të këtyre shteteve, që kanë krijuar edhe polemika.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka…