Qeveria vendos masa në import ndaj Serbisë

06 nëntor 2018 | 14:58

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se Qeveria ka marrë vendim për vendosjen e masave në import ndaj Serbisë.

Hoxhaj ka thënë se ky vendim mbron shtetin e Kosovës dhe mbi të gjitha mbron interesin e prodhuesve vendorë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës sapo votoi vënien e masave në import ndaj Serbisë. Serbia është duke shpërndarë shuma të mëdha parash që ta godasë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës përderisa një pjesë e madhe e këtij buxheti vjen si rezultat i tregtisë me vendin tonë. Nuk mund të kemi normalizim përderisa Serbia vazhdon sulmet ndaj shtetit të Kosovës përmes fushatave antievropiane. Masat në import janë hapi i parë, sidoqoftë, Qeveria e Kosovës do t’i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për ta mbrojtur sovranitetin dhe interesin e vendit. Ky vendim mbron shtetin e Kosovës dhe mbi të gjitha mbron interesin e prodhuesve vendorë”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Qeveria e Republikës së Kosovës sapo votoi vënien e masave në import ndaj Serbisë. Serbia është duke shpërndarë shuma të…

Gepostet von Enver Hoxhaj am Dienstag, 6. November 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i Bankës Botërore për Forcimin e Sistemit të Mbrojtjes…