Qeverisja në Pejë ka degraduar

12 qershor 2018 | 07:03

Ali Berisha, pas rikthimit në postin e kryetarit të Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Pejë, ka vlerësuar se qeverisja në këtë komunë nuk është duke punuar për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Ai ka thënë se kjo qeverisje ka degraduar në shumicën e aspekteve.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Berisha ka deklaruar se koalicioni qeverisës në Pejë nuk është duke i realizuar premtimet që i ka dhënë në fushatën elektorale.

Sipas tij, një prej projekteve më të rëndësishme për të ardhmen e Pejës, “Borea”, ende nuk ka filluar të realizohet. Berisha ka premtuar se me rikthimin e tij Dega e Aleancës në Pejë do të ristrukturohet, do të fuqizohet dhe do të jetë pretendentja kryesore për t’i fituar zgjedhjet.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme komunale të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Pejës.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se…