QKMF-ja ‘Dr. Nexhat Çuni’ pranon donacion një veturë nga UNICEF-i

26 janar 2023 | 12:26

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” ka pranuar donacion një veturë të tipit “Suzuki Vitara”, në vlerë prej 17,600.00 euro nga UNICEF-i.

Kjo veturë do të shfrytëzohet për realizimin e vizitave shtëpiake për nënat dhe fëmijët.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Fahri Shabani, dhe drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, kanë falënderuar UNICEF-in për dhurimin e këtij donacioni, duke thënë se ky automjet do të jetë në shfrytëzim të plotë për nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha është përjashtuar nga…