QKUK-ja tregon për gjendjen e të helmuarve nga zarfet e ardhura nga Serbia

13 tetor 2019 | 14:23

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka lëshuar një komunikatë për media në lidhje për nëntë paciente femra (zyrtare të KQZ-së) të cilat dyshohet se u helmuan nga kutitë me vota serbe që kishin ardhur në zarfe.

Dy nga nëntë pacientet janë shtatzënë.

“Në orën,11:58, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë lajmëruar 9 pacientë të gjinisë femrore, dy prej tyre shtatzënë, me kruarje të duarve të intenzitetit të ultë. Dy nga to kanë patur edhe vjellje. Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë. Tek të gjitha rastet nuk ka patur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithshme është stabile”, është thënë në komunikatën e QKUK-së.

Sipas kësaj komunikate, pacientët pohojnë se menjëherë pas hapjes së zarfave brenda në kuti të votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese.

“Ekipa kujdestare e Klinikës Infektive kanë ndërmarrë masat e duhura duke i spitalizuar dhe duke i ofruar ndihmën e duhur mjekësore. Konziliumi i SHSKUK dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vazhdimësi janë duke e monitoruar gjendjen shëndetësore të pacientëve të spitalizuar”, është theksuar në komunikatën e QKUK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menaxherja e projektit për dialogun Kosovë - Serbi në Institutin…