QMF-të në Prishtinë prej nesër s’do të kenë shërbime higjienike, kjo është arsyeja

04 mars 2024 | 16:06

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka thënë se nga nesër (e martë) qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë nuk do të kenë shërbime higjienike për shkak se kompanisë aktuale i ka skaduar kontrata.

Azemi ka thënë se disa herë kanë punuar pa kontrata, mirëpo komuna nuk është përgjigjur për pagesa.

“Nga nesër qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë nuk do të kenë shërbime higjienike fare, pasi kompanisë aktuale sot i skadon kontrata dhe ne disa herë kemi punuar edhe pa kontrata me qëllim që pacientëve tu lehtësojmë vizitat e tyre në QMF, por komuna asnjëherë nuk është përgjigjur për pagesën tonë, andaj ftoj të gjithë punëtorët teknik në QMF-në e Prishtinës që mos të kryejnë asnjë shërbim pa u nënshkruar kontratat me ne. Nesër ora 10:00 kryetari i Federatës do të vizitojë QKMF-në në Prishtinë”, ka shkruar Azemi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Qeveria e…