Qytetarët që hyjnë në Kosovës nëpërmjet pikave kufitare nuk kanë nevojë të vetizolohen

31 maj 2020 | 15:02

Drejtori Shëndetësisë në Komunën e Klinës, Hekuran Sejdiu, ka bërë me dije se pas një takimi me akterët nga ministritë e linjës dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë (IKShPK), është vendosur që qytetarët që hyjnë në Kosovë përmes pikave kufitare të mos vetizolohen.

“Pas takimit më akterët nga ministritë e linjës dhe rekomandimit të IKShPK-së, me lejoni të ju njoftojmë se qytetarët te cilët hyjnë ne Republikën e Kosovës përmes pikave kufitare, u nënshtrohen kontrolleve mjekësore respektivisht intervistimeve anamnestike nga personeli shëndetësorë i KPSh/ QKMF! Qytetarët te cilët hyjnë në RKS nuk obligohen për vetizolim, përveç në rastet kur profesionistët shëndetësorë në pikat kufitare rekomandojnë ndryshe. Në raste të veçanta (kur qytetarët manifestojnë shenja të sëmundjes COVID-19 udhëzohen për trajtim spitalor respektivisht vetizolim shtëpiak)!”, ka shkruar Sejdiu në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hysen Sogojeva, bashkëlufëetar (nxjerr nga Ditari i luftës së…