Ra në lumin ‘Buna’ teksa po peshkonte, gjendet pas dymuajsh trupi i 65-vjeçarit nga Kosova

27 shkurt 2024 | 13:28

Trupi i një 65-vjeçari që është raportuar se ka rrëshqitur në lumin “Buna” teksa ishte duke peshkuar para dy muajve, është gjetur i pajetë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 17 dhjetor 2023 për shtetasin kosovar H.S. 65 vjeç, banues në Mitrovicë, i cili teksa peshkonte në bregun e lumit ‘Buna’, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit, ju informojmë se si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, në vendin e quajtur ‘Lisna Bori”, në fshatin Goricë, Ulqin, është gjetur trupi i pajetë i këtij shtetasi”, kanë njoftuar autoritetet shqiptare, raporton “TCh”.

65-vjeçari kishte rënë në lum në dhjetorin e vitit të kaluar, ku edhe një kontingjent i FSK-së ishte nisur për në kërkim të tij.

Në operacionin e kërkimit ishin angazhuar edhe polumbarët (zhytësit) e RENEA-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata suedeze e futbollit ka zyrtarizuar këtë të hënë trajnerin…