Rafet Prekazi: Këta djem dinë të luajnë futboll

23 mars 2018 | 11:04

Rafet Prekazi është i lumtur se Kosova U21 e mposhti Azerbajxhanin U21 me rezultat 2-0. Sipas përzgjedhësit të Kosovës, lojtarët dinë të luajnë futboll.

“Kosova ka ngritje në lojë dhe po vërtetohet ajo çfarë kam thënë më herët se këta djem dinë të luajnë futboll. Kemi luajtur mirë edhe në ndeshjet e kaluara dhe nuk i kemi merituar humbjet, por mungesa e përvojës e ka bërë të veten. U kam dhënë hapësirë edhe futbollistëve nga Liga e Kosovës dhe jam i bindur se ne kemi potencial për rezultate shumë të mira. Është kënaqësi të jesh trajner i këtyre djemve. Koha po punon për ne dhe jam i sigurt se pas 4-5 vjetësh, Kosova do të jetë një skuadër shumë e respektuar”, ka thënë Prekazi, i cili foli edhe për ndeshjen e radhës ndaj Gjermanisë.

“Pres që edhe kundër Gjermanisë djemtë të luajnë mirë, por jemi të vetëdijshëm se kemi të bëjmë me një superfuqi të futbollit botëror”, ka deklaruar ai.

Redaksia online
(e.r. / epoakere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina ka kundërshtuar ashpër tarifat e reja të planifikuara nga…