Rafuna interesohet për investime nga Tajvani në Kosovë

13 shtator 2022 | 17:06

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur në takim një delegacion nga zyra përfaqësuese e Taipeit në Hungari, me të cilët ka diskutuar për mundësitë për investime nga Tajvani në Kosovë.

Rafuna ka theksuar se të dyja palët duhet t’i zgjerojnë kontaktet ekzistuese dhe të vendosin marrëdhënie të mira biznesore në mes të dy vendeve në mënyrë që të promovohen mundësitë e investimit në sektorë potencialë. “Kosova ofron mundësi të favorshme për investime”, u shpreh Rafuna, duke theksuar se përparësitë e Kosovës ofrojnë mundësi për përfitime për investitorët nga e tërë bota.

Palët u morën vesh të shkëmbejnë informacione rreth hulumtimit të tregut për t’i identifikuar mundësitë e bashkëpunimit ndërbiznesor, të organizohen misione tregtare si dhe pjesëmarrje reciproke në panaire të organizuara nga të dyja vendet.

Rafuna, gjithashtu, ka propozuar që, përveç takimeve B2B, të organizohen edhe takimet G2G, të cilët mundësojnë diskutimin dhe tejkalimin më të lehtë të barrierave biznesore për investime në vendin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se rreth 100…