Ragmi Mustafa: Deklaratat e Hashim Thaçit për korrigjim kufijsh janë të vonuara

19 gusht 2018 | 11:39

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, beson se deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh me Serbinë, në kuadër të të cilit mëton ta shtrojë në tavolinën e Brukselit kërkesën e Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën, janë të vonuara.

Në një intervistë për “Ekonomia Online”, politikani nga Lugina, megjithatë, thotë se ideja e presidentit të Kosovës është inkurajuese.

“Deklaratat e presidentit Thaçi janë shumë të vonuara në këtë çështje. Gjer tani së paku nuk është përmendur Lugina e Preshevës, megjithatë deklaratat e dy javëve të fundit janë shumë inkurajuese, sepse seriozisht Presidenti është duke u marrë njëkohësisht me dialogun Prishtinë – Beograd dhe jetësimin e referendumit të 1 e 2 marsit të vitit 1992 të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, duke asociuar në bashkëngjitjen e këtyre tre komunave me shumicë shqiptare autoktone me trungun e saj, Republikën e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari është kundërpërgjigjur ndaj…