Rahovec: Burgim të përjetshëm për personin që vrau vëllain dhe i dogji trupin

08 shkurt 2023 | 15:30

Personi me inicialet G.K është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore e Gjakovës.

Ky vendim është marrë për shkak se i pandehuri është akuzuar për vrasjen e të vëllait dhe djegien e trupit të tij dhe mbetjet i kishte hedhur në një vend deri tani të paidentifikuar, me qëllim për t’i zhdukur gjurmët e krimit.

Rasti ka ndodhur më 11 janar 2020, në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

“I pandehuri ka qenë i dënuar më parë për vrasjen e bashkëshortes nga Gjykata e Lozanës, në Zvicër”, është thënë në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka thënë ligjvënësve britanikë…