Rahoveci debuton me humbje në Evropë

30 tetor 2022 | 21:22

Rahoveci e ka luajtur ndeshjen e parë evropiane. Të dielën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci e priti kampionin e Çekisë, HCB Karvina.

Ndonëse pa përvojë ndërkombëtare, “vreshtarët” janë mbajtur deri në fund me Karvinan, skuadrën me shumë përvojë në garat evropiane. Karvina fitoi me katër gola dallim, 33:29, por paraqitja e Rahovecit duhet vlerësuar. Lojtarët e Rahovecit nuk janë dorëzuar deri në fund dhe vazhdimisht kanë kërkuar të afrohen në rezultat.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:13 në të mirë të skuadrës çeke. Braziliani De Carvalho Fernandes ishte më efikasi te Rahoveci. Ai i shënoi 7 gola nga 14 tentime.

Besmir Kusari i kishte 6 gola nga 7 tentime, kurse Alban Haziri i kishte 5 gola nga 8 tentime. Arbër Curri i kishte 6 pritje. Matej Nanti i shënoi 5 gola për Karvinan, kurse tre lojtarë i shënuan nga 4 gola. Ndeshja e kthimit është pas një jave në Çeki.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besa Famgas e ka humbur ndeshjen e parë të raundit…