Rahoveci edhe në Ligën Ballkanike

25 korrik 2019 | 17:17

Skundra e Rahovecit që pati një kampionat të suksesshëm, edicionin e ri do të marr pjesë edhe në Ligën Ballkanike.

“Bordi i KB Rahoveci ka kënaqësinë të ndaj një tjetër lajm të rëndësishëm për qytetin, skuadrën e basketbollin. Pos paraqitjes së parë në FIBA Europe Cup, skuadra jonë ka dorëzuar aplikacionin edhe për pjesëmarrje në Balkan League qe sivjet do të jetë edhe edicioni debutues për Rahovecin. Pjesëmarrja në këtë ligë rajonale rrit edhe me shumë numrin e ndeshjeve ndërsa sivjet edhe siç kemi premtuar do të shohim shumë basketboll në arenën më të nxehtë në Kosovë. Ecuria e ndeshjeve në Ballkan League do të bëhet e koordinuar me ndeshjet ne FIBA Europe Cup dhe pas një marrëveshje me drejtuesit e ligës, Rahoveci do të vazhdoi garat në Ballkan League me të përfunduar paraqitjet në Evropë, pavarësisht fazës se ku ndodhet”, thuhet në njoftimin e KB Rahoveci.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra për media e Presidencës së Kosovës ka njoftuar tw…