Rahoveci fiton derbin ndaj Trepçës në palestrën “Minatori”

11 shkurt 2019 | 12:16

Rahovecit i ka takuar derbi i kësaj fundjave në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra nga Rahoveci të dielën mbrëma e ka mposhtur në palestrën “Minatori” në Mitrovicë ekipin e Trepçës me rezultat 78:77 (25:15, 16:18, 23:24, 14:20).

Më të merituarit për triumfin e Rahovecit ishin Fredrik Boayd Richardson me 23 pikë, 9 kërcime e 3 asistime, Deshon Jeffery Minnis me 15 pikë, 8 kërcime e 3 asistime, Amar Kamari Maddred me 11 pikë e 4 kërcime dhe Jams Stanback me 11 pikë e 5 kërcime.

Në anën tjetër më të dalluarit te Trepca ishin Samir Zekiqi me 27 pikë, 3 kërcime e 3 asistime, Aaron Anderson me 19 pikë, 9 kërcime e 5 asistime, Dwane Miner me 15 pikë e 4 kërcime dhe Harold Ridgeway me 10 pikë e 7 kërcime.

Fitore në kuadër të xhiros së XVIII në elitën e basketbollit kosovar kanë shënuar edhe Golden Eagle Ylli dhe Z Mobile Prishtina. Golden Eagle Ylli triumfoi si mysafire e Ponte Prizrenit me shifrat 84:76, kurse Z Mobile Prishtina pa ndonjë problem të madh shënoi fitore në përballje me kampionin në fuqi Bashkimin me rezultat 109:78.

Z Mobile Prishtina vazhdon të kryesoj renditjen tabelare me 18 ndeshje e po aq fitore me 36 pikë, kurse Golden Eagle Ylli zë pozitën e dytë me 18 ndeshje, 12 fitore e 6 humbje me 30 pikë, ndërsa Rahoveci është në vendin e tretë me 12 fitore e 6 humbje me 30 pikë, kurse Ponte Prizreni ka 26 pikë në pozitën e katërt, aq sa ka edhe Trepca në të pestën dhe Bashkimi në të gjashtën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skiatorja amerikane Lindsey Vonn me garën e zbritjes së lirë…