Rahoveci fiton me përmbysje ndaj Ponte Prizrenit

10 dhjetor 2018 | 11:12

Skuadra e Rahovecit është rikthyer nga disavantazhi i lartë në pjesën e dytë të sfidës si mysafir i Ponte Prizrenit, për ta fituar ndeshjen (73-66).

Vendësit e nisën mirë sfidën duke shënuar 12 pikë më shumë se kundërshtari në çerekun e parë (22-10). Edhe në dhjetëminutëshin e dytë nikoqirët luajtën më mirë (21-17) dhe shkuan në pushim me avantazh bindës (43-27). Rikthimi i mysafirëve ndodhi në çerekun e tretë në të cilin shënuan 27 pikë kundrejt dhjetë pikëve të pranuara. Edhe në fraksionin e fundit (13-19) “vreshtarët” u angazhuan shumë për ta fituar sfidën me rezultat 73-66.

Kjo ishte fitorja e tetë e Rahovecit këtë sezon, në të cilin ka regjistruar edhe katër humbje dhe numëron 20 pikë në vend të dytë në tabelë (aq sa ka edhe Z Mobile Prishtina në krye, me dy ndeshje më pak të zhvilluara). Ponte Prizreni është në vend të shtatë me katër fitore dhe shtatë humbje të regjistruara, në 11 ndeshje të zhvilluara.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Rahovecit është rikthyer nga disavantazhi i lartë në…