Rahoveci-Ibër Rozhaja, 74-77

31 tetor 2019 | 07:31

Në një ndeshje shumë interesante dhe dramatike, Rahoveci ka pësuar humbjen e dytë në këtë edicion në Ligën Ballkanike.

Vreshtarët janë mundur në shtëpi nga Ibër Rozhaja me rezultat 74-77 (22-19, 11-23, 22-21, 19-14).

Ndeshja filloi e barapeshuar me dy skuadrat që treguan dëshirë të madhe për të fituar, por vendësit ishin më të mirë në periodën e parë, duke e fituar 22-19.

Mysafirët ishin dukshëm më të mirë në çerekun e dytë, që e fituan 11-23 dhe kjo ishte fatale për vendësit, të cilët tentuan deri në fund të fitojnë, por nuk ia arritën qëllimit. Dhjetëminutëshi i tretë përfundoi 22-21, derisa i fundit 19-14. Duhet theksuar se gjashtë sekonda nga fundi, Javis Howard nuk shënoi për tre pikë kur rezultati ishte 74-76, derisa në fund tentoi edhe Arian Qallaku.

Justin Gray ishte më i dalluari te Rahoveci me 20 pikë e gjashtë kërcime, derisa Arian Qallaku shënoi 14 pikë dhe Christian Bradford shtoi 13 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime, kurse te mysafirët u dallua Nemanja Simoviq me 20 pikë.

Kjo ishte humbja e dytë për Rahovecin, pas asaj nga Peja, derisa fitorja e dytë për Ibër Rozhajën pas asaj ndaj Vllaznisë së Shkodrës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli arriti një kualifikim të çmendur në turin çerekfinal të…