Rakitiqi, afër Interit

10 maj 2019 | 13:59

Skuadra e Barcelonës do të bëj një revolucion të madh në afatin kalimtar të verës. Pas dështimit në Ligën e Kampionëve, ku për 2 vite radhazi janë eliminuar në mënyrë dramatike, spanjollët po mendojnë të rinovohen.

Sipas asaj që raporton “El Mundo Deportivo”, Interi dhe Barcelona kanë diskutuar marrëveshjen për Ivan Raikitiqit.

Klubet nuk duan të humbasin kohë dhe një marrëveshje prej 50 milionë eurosh është pranë. Rakitiq u përfol për një kalim te Interi edhe në verën e shkuar, por vendosi të qëndronte për shkak të Ligës së Kampionëve. Në Barcelonë në verë do të mbërrijë De Jong dhe prioritet pritet të jetë holandezi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se nga data…