Rama: Bashkërisht do të rrugëtojmë për fitoren e madhe të PDK-së

09 shtator 2019 | 11:46

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rafet Rama,  është shprehur i bindur se kjo parti dhe kandidati i saj për kryeministër, Kadri Veseli do të dalin  triumfues në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, të dashur miq, anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së, edhe kësaj radhe, bashkërisht do të rrugëtojmë për fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës në krye me kryeministrin në ardhje z. Kadri Veseli. Me bindje dhe besim të plotë në Kryetarin Veseli, dekada e tretë e Kosovës, do të jetë dekada e zhvillimit, prosperitetit, mirëqenies, luftimit të dukurive negative dhe integrimit. Për ne, besimi juaj është nder dhe përgjegjësi. Ju faleminderit për përkrahjen dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme!”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

Rafet Rama mban numrin 64 në listën e PDK-së për deputet. Rama ka qenë deputet i Kuvendit në dy legjislatura.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“...Si tha parafolësi” ADEM GASHI Revista periodike “Akademia” e botuesit…