Rama çel ekspozitë në Athinë

21 mars 2023 | 08:26

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmë ka çelur një ekspozitë në Athinë me punimet e tij në pikturë dhe skulpturë të titulluar “Improvizimet”.

Në ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, dhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, i cili ka publikuar edhe disa foto në rrjetet sociale.

Në fjalën e tij, Dendias vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve duke u shprehur se Greqia e sheh Shqipërinë si një fqinj dhe mik të ngushtë duke shpresuar që së shpejti ajo të jetë një anëtare e familjes evropiane./tvklan

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Ben Andoni Në ditët tona flitet shumë për njeriun…