Rama e Mujka nënshkruan memorandumin për ujitjen e tokave bujqësore

30 maj 2023 | 12:44

Kryetari i komunë së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me kryeshefin e “Ibër Lepencit”, Faruk Mujka, kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimin dhe zgjerimin e kapaciteteve për ujitjen e tokave bujqësore”.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi është ngritja e kapaciteteve të ujitjes, përkatësisht rivitalizimi i disa pjesëve të sistemit të ujitjes.

“Ky projekt krijon mundësi për rritjen e qëndrueshme të sektorit bujqësor, duke sjellë përfitime për komunitetin dhe ekonominë vendore”, ka thënë kryetari Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit, Ednaldo Rodrigues, ka…