Brazili kërkon me ngulm Ancelottin

30 maj 2023 | 12:44

Presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit, Ednaldo Rodrigues, ka thënë se trajneri Carlo Ancelotti mbetet plani “A” i tyre për ta drejtuar përfaqësuesen braziliane. Ai është optimist se Ancelotti do ta pranojë ofertën për ta drejtuar Brazilin.

“Ai e do ekipin përfaqësues të Brazilit. Ai njeh shumë lojtarë të Brazilit dhe futbollin brazilian”, ka thënë Ridrigues për “OUL Esporte”.

Ancelotti aktualisht është trajneri i Real Madridit, kurse Brazili ende nuk ka vendosur se kush do jetë pasuesi i Tites, i cili u largua pas dështimit në Kupën e Botës në Katar. Tite drejtoi Kombëtaren e Brazilit, që prej vitit 2016.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e jashtëm të NATO-s do të tentojnë t’i përafrojnë…