Rama i ofroi komandantit të UÇK-së para e tendera t’i tërhiqte fjalët e mira për mua

27 nëntor 2020 | 08:10

Lideri demokrat Lulzim Basha ka akuzuar mbrëmjen e djeshme kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se ka dërguar një emisar te një ish-komandant i UÇK-së duke i ofruar tendera dhe para, vetëm që t’i tërheqë fjalët e mira që ka thënë për kryedemokratin.

“Doni të dini diçka? Ta bëj një lajm të vogël sot? Sot ka çuar një personazh të Tiranës tek një nga komandantët e UCK-së dhe i ka thënë Ed Rama të ka thënë hap gojën tender apo lekë, tërhiq disa fjalë që ke thënë të mira për Lul Bashën që të vazhdojmë fushatën ndaj tij. Pra kjo është siç e kuptoni dhe ju me induktim, s’ka nevojë’ tha Basha te Syri.net.

I pyetur se cili është ai, Lulzim Basha tha: “S’kam ndërmend të ta them fare. E di shumë mirë personin që ka shkuar dhe personi që i ka kthyer fjalën dhe i ka thënë, se disa prej tyre nuk i njohin këta” tha ai. Kryeministri Edi Rama në javët e fundit, që pas momentit që kupola e UÇK-së u dërgua në Hagë, akuzoi rivalin e tij politik, Lulzim Basha, lidhur me rolin e tij kur ishte pjesë e UNMIK-ut, por edhe “Shtëpinë e Verdhë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se shkarkimi…