‘Rama kthen në poste drejtuese nëntë zyrtarë të kohës së diktaturës’

27 janar 2019 | 15:22

Partia Demokratike (PD), nëpërmjet deputetit Enkelejd Alibeaj ka denoncuar sot emërimin në poste të larta drejtuese në Shërbimin Informativ Shtetëror (ShISh), të nëntë personave, të cilët kanë qenë pjesë të Sigurimit të Shtetit në kohën e diktaturës.

Sipas PD-së këto emërime janë bërë pas ardhjes në krye të ShISh-it të Helidon Bendos, të cilin e ka cilësuar njeriun e besuar të kryeministrit Edi Rama.

“Pasi mori në Qeveri të gjithë pasardhësit e Byrosë Politike, miq të afërt të tij, Edi Rama riktheu në poste të rëndësishme drejtues të Sigurimit të Shtetit”, ka thënë Alibeaj.

Emrat e këtyre zyrtarëve:

1- Rafail Milo: ish-oficer i Sigurimit të Shtetit. Nga inspektor, ai emërohet drejtor i Departamentit të Administratës në ShISh. Ka në varësi Drejtorinë Juridike dhe atë Ekonomike.

2- Qerim Dedja: ish-oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor emërohet drejtor i Drejtorisë së Sigurisë.

3- Mevlud Matraku: ish-oficer i Sigurimit të Shtetit, punëtor operativ, kryesisht në Sarandë. Nga inspektor, është emëruar drejtor i Performancës. Bën vlerësimin e të gjitha drejtorive të linjës informative operative.

4- Vladimir Elezi: ish-punëtor operativ i Sigurimit të Shtetit është emëruar drejtor i ShISh-it në Elbasan.

5- Gëzim Bime: ish-oficer i Sigurimit të Shtetit nga inspektor, emërohet drejtor kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit (drejtori e rëndësishme në punën operative)

6- Ilir Tafa: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH, në Durrës. Vëllai i tij është Afrim Tafa, ish Drejtor Policie, i cili është në listat e punonjësve të policisë, i implikuar në trafikun e drogës.

7- Sokrat Mite: ish-oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor, emërohet zëvendësdrejtor i Departamentit të Kundërzbulimit.

8- Agim Karralli: ish-oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor, emërohet drejtor i Drejtorisë ShISh-it në Tiranë.

9- Rinald Serhani: ish-oficer i Sigurimit të Shtetit, emërohet drejtor në ShISh.

Sipas Partisë Demokratike, për dy emrat e parë “Autoriteti i Dosjeve ka zbuluar dokumentacion të mjaftueshëm që i bën ata të papërshtatshëm për promovimin në detyrë, ndërsa për shtatë të tjerët, ka prova të qarta në dosjet e tyre personale në ShISh se kanë qenë oficerë të shërbimit sekret të diktaturës”. /Top Channel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studentët e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) të…