Rama, liderëve evropianë: Në vend të Thaçit, pas 10 vjetësh mund të jetë Zekensky

17 maj 2023 | 14:19

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në samitin e Këshillit të Evropës që është duke u mbajtur në Islandë, ka sjellë në vëmendje gjykimin e padrejtë që është duke iu bërë liderëve të Ushtrisë Çlirimtare  të Kosovës (UÇK) në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Rama në tryezën e rrumbullakët me temë “Përballja me sfidat e reja dhe në zhvillim të të drejtave të njeriut –  e ardhmja është këtu”, ka theksuar se akuzat ndaj liderëve të UÇK-së janë propagandë djallëzore që zanafillën e kanë në Rusi. Ndër të tjera, Rama ka thënë se raporti i Dick Martyt ishte bërë për ta njollosur imazhin e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Në këtë kontekst, Rama ka tërhequr një paralele në mes të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Akuza tërësisht të pabazuara të trafikimit të organeve njerëzore u ngritën atëherë si pikënisja e një fushate kriminale njollosjeje të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe kur dëgjova propagandën e Kremlinit të flasë për trafikimin e organeve njerëzore nga neo-nazistët në Donbas, mu duk sikur pashë presidentin Zelensky 10 vjet më vonë gjykuar nga një gjykatë e veçantë ngritur mbi të njëjtat akuza absurde. Ndjesë për këtë çelje brutalisht jokonvencionale që mund t’ju duket sikur thyen në copa atë piano ku në mënyrë të mrekullueshme u luajt kënga ‘Ave Maria’ nga mikpritësit tanë, por është tejet shkurajuese të dish që situata shqetësuese ku përfshihet presidenti Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës e pati zanafillën brenda Këshillit të Evropës”, ka thënë Rama.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për…