Rama: Marrëveshja është në tavolinë, mundësi e artë e Kosovës për njohje

16 qershor 2023 | 12:03

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se zgjidhja e situatës së tensionuar në mes të Kosovës dhe Serbisë është ofruar nga bashkësia euroatlantike.

Rama ka thënë se marrëveshja e ofruar në tavolinë nga ndërkombëtarët është një mundësi që në ardhmen mund të mos përsëritet më. Sipas tij, ajo do të sigurojë edhe njohjen e Kosovës edhe nga Serbia.

“Sa i përket pyetjet tjetër, zgjidhja e përbashkët është zgjidhja e ofruar nga bashkësia euroatlantike me pika të qarta dhe të palëvizshme siç edhe ju e shikoni dita ditës të deeskalimit. Më e rëndësishmja për interesin tonë është që paqja është në tryezë. Dokumenti i marrëveshjes është në tryezë dhe mundësia historike është në tryezë për të të mbyllur një kapitull të gjatë dhe të dhimbshëm dhe për ta bërë Kosovën një vend të njohur ndërkombëtarisht nga të gjithë ata që e njohin dhe nga Serbia. Fokusi është të bëhet paqja përfundimtare në tryezë. Propozimi i mbështetur nga BE-ja dhe ShBA-ja është gjëja më e mirë që mund ti ndodhë në Kosovë. Kjo marrëveshje dhe mundësi e artë që është aty nuk është e thënë që të jetë aty përgjithmonë”, ka thënë Rama në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Shqipëri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën për medie homologun…